Ballina Jetë & Stil Historia e pabesueshme: 27-vjeçarja martohet me… babain e shoqes së ngushtë

Historia e pabesueshme: 27-vjeçarja martohet me… babain e shoqes së ngushtë

Një 27-vjeçare ka treguar se si e ka takuar bashkëshortin e saj, që është dy herë më i madh se ajo, në moshë.

Taylor Lehman, 27 vjeç, nga Phoenix, u takua me të shoqin e saj Kern, 54 vjeç, pesë vjet më parë, përmes vajzës së tij Amanda.

Kjo e fundit ishte shoqja e ngushtë e Taylor.

Zonja Lehman, e cila pretendon se çifti shpesh krahasohet me Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas si rezultat i hendekut të tyre të moshës, thotë se marrëdhënia e tyre kërcënoi të shkatërronte miqësinë e saj me Amanda-n.

“Kur e takova për herë të parë, ai ishte i martuar, ndërsa unë punoja me vajzën e tij.

Publicitet

Fillimisht mendova se ishte shumë tërheqës, pasi mua më pëlqenin djemtë më të mëdhenj se mua në moshë, dhe pastaj flirtuam në një lokal.

Unë dhe Amanda ishim shoqe dhe u ndjeva fajtore në fillim, pasi unë po shkoja me babanë e saj, por me kalimin e kohës e kaluam këtë”, thotë Taylor.

Kur nisi kjo, ajo ishte vetëm 22 vjeç dhe askush nuk priste që ata të martoheshin.

“Mua më pëlqen shumë personaliteti i tij.

Prindërit e mi, dhe sidomos mamaja, ishin të shokuar.

Por tani ata e kanë pranuar këtë gjë dhe madje kanë ardhur të na vizitojnë në shtëpi”, tregon ajo.(TemA)