Vrasja e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi në konsullatën e vendit të tij në Stamboll nuk mund të kryhej pa urdhra nga një nivel i lartë në Riad, vlerësoi sot zëdhënësi i AKP-së, partia në pushtet në Turqi.
“Kush dha urdhrin? Nuk bëhet fjalë për një veprim që mund të kryhej pa udhëzime nga një nivel i lartë”, deklaroi zëdhënësi, Omer Celik, gjatë një konference për shtyp në Ankara.
“Ne nuk po akuzojmë asnjë, por ne nuk tolerojmë asnjë operacion të fshehjes dhe kjo duhet të jetë e qartë”, shtoi ai.
Për më tepër, Çelik vuri në dyshim deklaratat e Riadit që shprehej se nuk ka informacione se ku ndodhet trupi i gazetarit./atsh