Thellohet në 7, bilanci i të vdekurve nga uragani Michael, që goditi brigjet juglindore të Shteteve të Bashkuara. Autoritetet identifikuan mes viktimave edhe një 11-vjeçare.
Forcat goditëse e erërave që arritën një shpejtësi deri në 250 km/orë solli përmbytje dhe shkatërroi çdo gjë që gjeti para në Florida e Xhorxhia, siç duket edhe në pamje.
Uragani ka nxjerrë jashtë funksionit edhe bazën ushtarake ajrore Tindall pranë brigjeve të Gjirit të Meksikës./a.ç