Ballina Aktualitet Lajme ZAEV BESON NË ÇUDIRA, VMRO E BINDUR, NUK VOTOJNË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE...

ZAEV BESON NË ÇUDIRA, VMRO E BINDUR, NUK VOTOJNË PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE (VIDEO)

Shumica parlamentare vazhdon të jetë optimiste se do të sigurohet 2/3 e deputetëve për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE kërkon që procedura parlamentare të ndërpritet dhe se janë kundër marrëveshjes. Megjithatë shefi i qeverisë Zaev Zaev, beson në çudira.

“Por, ja unë besoj se nesër do të gjendet energjia dhe forca, do të mblidhet guxim, do të bashkohet përgjegjësia, për ta arritur shumicën prej 2/3 dhe të niset me procedurën për ndryshimet kushtetuese”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Shumica parlamentare ka 72 vota, por nga LSDM nuk zbulojnë nëse janë siguruar 80 deputet për të votuar ndryshimet kushtetuese.

“Besojmë se nesër do të ketë shumicë prej 2/3. Votimi do ta dëshmojë këtë. Nga debatet u pa se asnjë deputet nuk është kundër BE-së dhe NATO-s. Presim që nesër debati të përfundojë, por ndoshta VMRO-DPMNE-ja do të kthehet për t’u debatuar. Pasi përfundon debati, do të niset me procesin e votimit”, u shpreh Tomisllav Tuntev, Deputet i LSDM-së.

Partia shqiptare në pushtet BDI, thotë se plan B për Maqedoninë nuk ka.

“Duke u bazuar në përpjekjet e z. Ahmetit dhe të BDI-së gjatë gjithë kësaj periudhe jemi optimist se të gjithë deputet e këtij kuvendi, do ta përkrahin ëndrrën e çdo qytetari për një Maqedoni euroatlantike. Alternativë tjetër nuk ka dhe plan B nuk ka”, tha Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

VMRO-DPMNE i ftoi edhe sot deputetët e shumicës në pushtet që të heqin dorë nga debati në kuvend. Zëdhënësi Dimçe Arsovski, thotë se deputet e kësaj partie janë kundër marrëveshjes.

“Le ta vendosin menjëherë pikën e votimit. Grupi parlamentar është kompakt dhe decid kundër marrëveshjes. Le të kalojë votimi. Do të jetë “kundër” nga ana e VMRO-DMNE-së, e pastaj do të duhet të formohet Qeveria teknike dhe të plotësohen kushtet e tjera, lidhur me zgjedhjet”, u shpreh Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nëse propozimi i Qeverisë, për ndryshimet kushtetuese, lidhur me marrëveshjen e Prespës nuk kalon, atëherë me shumë gjasa do të shpallën zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përgatiti: Zimer Jashari