Çështja Gruevski është një nga tematikat më të diskutuara në Ballkan ditët e fundit.
Mënyra se si ai është ndihmuar për tu larguar në Hungari dalë-ngadalë po zbulohet.
Ai ka kaluar nga pika kufitare e Hanit të Hotit, ndërsa është ndihmuar nga amabasada hungareze, gjë kjo e konfirmuar nga policia.
Nga Mali i Zi dyshohet se Gruevski ka vijuar përmes rrugës tokësore, duke arritur në Serbi.
Një version i ngjarjes është se në Serbi, Gruevski është pritur dhe shoqëruar nga pjesëtarë të inteligjencës serbe.
Opozita serbe e akuzon Vuçiç se ka ndihmuar Gruevskin të kalojë kufirin në Hungari, ku ai tashmë ka përfituar azil./sot