Presidenti rus, Vladimir Putin dhe Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman shkëmbyen batuta dhe u argëtuan nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Dy liderët ndodheshin në sallën kryesore ku zhvillohen takimet e samitit të G20, kur të qeshurat e tyre me zë të lartë tërhoqën vëmendjen e të gjithë të pranishmëve.
Prania e princit në samitin ndërkombëtar ishte në dyshim për shkak të akuzave që rëndojnë ndaj tij në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.
Mirëpo, duket se të gjithë janë dorëzuar para fuqisë ekonomike të Arabisë Sauditë dhe pavarësisht akuzave, princi qëndron në krah të liderëve botërorë.