Njëra nga ndërtimet më të shtrenjta në histori ka shkaktuar edhe ngadalësimin e rotacionit të planetit tonë.
Për shkak të digës në lumin Jangce në Kinë, dita është më e gjatë për 0,06 mikrosekonda.
Diga “Tri grykat” është hidrocentrali më i fuqishëm në botë.
Ndërtimi i saj ka zgjatur nga viti 1994-2003, ndërsa ka kushtuar rreth 30 miliardë dollarë.
Për nevojat e saj, autoritetet kineze kanë ndërtuar autostradë me 6 korsi.
Për digën punuan mbi 26.000 njerëz, kurse gjatësia e saj është 2.3 km dhe lartësia 181 m.
Për ndërtimin e saj është dashur një sasi betoni prej 27 milionë kub dhe çelik sa për 63 kulla të Ajfelit.
26 turbinat e saj me të gjitha kapacitetet zëvendësojnë 50 milionë tonelata qymyrguri ose 15 centrale bërthamore.
Prodhon 10% të sasisë së përgjithshme të energjisë elektrike të Kinës.
View this post on Instagram
Përveç kontributit në sistemin energjetik, ka zvogëluar numrin e vërshimeve
dhe ka lehtësuar qarkullimin e mallrave.
View this post on Instagram
Megjithatë, shumë ekspertë mendojnë se diga ka sjellë më shumë gjëra negative sesa pozitive.
Më shumë se 1.3 milionë njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre, kurse nga harta e Kinës janë fshirë 13 qytete dhe 1600 fshatra.
Ndryshimi i përmbajtjes dhe temperaturës së ujit të lumit ka shkaktuar zhdukjen ose rrezikimin e specieve të rralla .
Janë shkatërruar 30.000 hektarë tokë bujqësore,kurse për shkak të këtij hidrocentrali nën ujë kanë mbetur një numër i madh monumentesh të dy dinastive të fundit kineze -Ming dhe King./ TetovaNews
https://youtu.be/-HCHXNv7g84