Në një deklaratë të shkruar, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se “Nikollaa Gruevski është ai që arriti ta shndërrojë Republikën e Maqedonisë në shtet të kapur gjatë kohës së qeverisjes së tij, siç u theksua në raportin e Komisioni Evropian të vitit 2016”.
“Të gjithë ne këtu, si dhe ato në Evropë, dëgjuam bisedat telefonike të cilat u publikuar në vitin 2015 ku ka indikacione për keqpërdorime nga ana e funksionarëve, mashtrime zgjedhore si dhe korrupsion. Vet mendimi se qeveritari autoritar, i cili prapa vetes ka lënë një trashëgimi të atillë, tani më i dënuar, nga vendi kandidat për anëtarësim në BE kërkon shpëtim nga dora e drejtësisë së vendit anëtar në BE, është e papranueshme”, shkroi Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai shton se nuk duhet harruar edhe faktin se, si ish-kryeministër, ai ka shfrytëzuar edhe sigurimin policor i përbërë prej zyrtarëve policor të cilët vet i ka zgjedhur, si dhe pretendimet se ka kërcënime ndaj sigurisë së tij personale janë të rrejshme”, thuhet në deklaratën e shkruar të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov./Telegrafi/