Eros Grezda tashmë mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Gllazgou Rangers. Jo sepse tani është transferuar, jo sepse ishte ndeshja e parë, por sepse përballë Motherëell, ashtu si pritej, paraqitja e lojtarit kuqezi ka qenë fantastike. Asist dhe dy gola në fitoren tenistike 7-1.
Pas një pjese të parë jo në lartësinë e duhur, ndoshta edhe duke përfituar nga kartoni i kuq i miqve, futbollisti shqiptar ka shkëlqyer, duke rritur rendimentin dhe duke qenë protagonist absolut. Ai dha pasimin për golin e 4-1 të realizuar nga Middleton, teksa më parë kishin realizuar Arfield dhe Tavernier.
https://youtu.be/Oy0_GAZbD2E
Sërish Arfield çoi shifrat në 5-1, ndërsa më pas Grezda ka marrë skenën: golat e parë për të me skuadrën e Steven Gerrard. Ai i 6-1 me erdhi me depërtim në zonë duke shmangur dy mbrojtës dhe duke realizuar me të majtën. Më pas, goli i dytë ka ardhur pas një pasimi të bukur.
Grezda vetëm sa ka depotizuar topin në rrjetë. Kështu, u deshën disa ndeshje deri sa Grezda të bënte… Grezdën. Në Gllasgou janë njohur një tjetër futbollist, me shpresën që të vijojë kështu.
https://youtu.be/pswMwqFXJ9A