Avokati Ellenko Millanov i angazhuar për disa nga rastet ku është i akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski gjatë një emisioni në televizionin Telma tha se Gruevski ka komunikuar me të përmes telefonit pasi që ai njoftoi për vendndodhjen e tij në Hungari. Millanov tha se Gruevski pas telefonatës ka komunikuar edhe një herë përmes SMS porosive. Sipas tij Gruevski gjatë bisedës e kishte pyetur avokatin nëse Gjykata ka të drejtë të caktoj masën e burgimit, edhe pse ai vazhdon ta mbajë imunitetin e deputetit.
Ju garantoj se edhe Ministria e Punëve të Brendshme e ka numrin nga i cili më telefonoi Gruevski. Unë besoj se MPB-ja i ka të gjitha kontaktet nga telefoni im. Gjithashtu unë besoj se shërbimet tona mund ta sigurojnë numrin edhe përmes kanaleve të tjera” – tha Millanov.