Në kuadër të ceremonive të shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris të Francës, kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me kërkesë të saj, me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç
Nga kabineti i presidentit serb thuhet se ata kanë biseduar për raportet bilaterale mes Gjermanisë dhe Serbisë, për bashkëpunimin ekonomik, gjendjen në rajon dhe procesin e integrimeve evropiane.
Presidenti i Serbisë pohon se ai e ka informuar kancelaren për rrjedhën e dialogut dhe hapat e fundit që ka marrë Prishtina kundër Serbisë – në radhë të parë ngritjen e taksave për mallrat serbe dhe ato nga Bosnjë-Hercegovina.
Vuçiç tha se Kosova po e shkel marrëveshjen e nënshkruar për tregti të lirë dhe në këtë mënyrë po cënon bashkëpunimin dhe stabilitetin.
Pala serbe është shqetësuar edhe nga paralajmërimet në Prishtinë për krijimin e ushtrisë së Kosovës, nën emrin Forcat e Sigurisë. Sipas palës serbe, kjo rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në rajon.
Vuçiç thotë se ai e ka informuar kancelaren Merkel edhe për ecurinë e mirë të raporteve ekonomike mes këtyre dy vendeve. Kjo është e mundur në radhë të parë duke i falënderuar investimet gjermane në Serbi, që kanë mundësuar punësimin e më shumë se 52.000 punonjësve.
Takimi i Thaçit me Angela Merkel
Por nga ana tjetër, edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel në Paris.
I also had a brief talk with #German🇩🇪 Chancellor Angela Merkel in #Paris. We discussed about the opportunity to achieve a comprehensive peaceful agreement btw #Kosovo 🇽🇰 & Serbia. We both agreed that #Germany’s🇩🇪 support is crucial for this agreement & our membership in the EU. pic.twitter.com/6Niy5BtpWG
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 11, 2018
Përmes një postimi në “Twitter”, Thaçi thotë se me kancelaren Merkel ka biseduar për arritjen “e marrëveshjes paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
“Të dy jemi pajtuar se mbështetja e Gjermanisë është qenësore për këtë marrëveshje dhe për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian”, shkruan Thaçi.
Presidenti Thaçi përfaqëson Kosovën në dialogun me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ai kohëve të fundit ka proklamuar idenë e ndryshimit të kufirit mes dy shteteve, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij. Sipas Thaçit, korrigjimi i kufirit me Serbinë nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.
Gjermania është një prej vendeve kryesore të cilat kanë kundërshtuar idetë e fundit për korrigjimin e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Thaçi. Javën e kaluar ka dështuar në Bruksel edhe një takim mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e raporteve.
Takimi me Donald Trump
In this day of #Armistice100, commemorating the end #WorldWarI, we agreed w/ President @realDonaldTrump on need to extend peace & reconciliation in #WesternBalkans by achieving final & comprehensive agreement between #Kosovo & #Serbia, enabling our Republic join @NATO, UN, EU. pic.twitter.com/mTbGQIMAkP
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 11, 2018
Në një postim në Twitter, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka takuar të shtunën në mbrëmje në Paris Presidentin amerikan, Donald Trump.
Sipas Thaçit, Trump shprehu 100% mbështetje për marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Jam mirënjohës për mbështetjen e tij dhe të SHBA-së”, shkruante Thaçi, i cili, bashkë me dhjetëra liderë botërorë, përfshirë Presidentin amerikan, qëndruan në Paris, ku morën pjesë në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.