Presidenti rus, Vlladimir Putin, gjatë ceremonisë së shënimit të 100-vjetorit të mbarimit të Luftës së Parë Botërore, në Paris kishte biseduar shkurtazi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Siç është raportuar ai ka thënë Thaçit se Prishtina duhet të arrijë konsensus me Beogradin dhe se Rusia mbështet marrëveshjen e përbashkët midis Beogradit e Prishtinës, kumtoi zëdhënësi i liderit rus, Dimitrije Peskov, raportojnë mediat serbe.
“Nuk ishte takim klasik. Ishte bisedë në margjinat e manifestimit. Putin ka biseduar me një numër të madh pjesëmarrësish të ngjarjeve të zhvilluara në Paris në kuadër të mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Thaçi ishte njëri prej tyre. Ata njëmend i kanë dhënë dorën njëri tjetrit dhe janë fotografuar”, ka thënë Peskov.
“Natyrisht, Putin ka tërhequr vëmendjen se është e nevojshme para së gjithash të arrihet konsensusi me Serbinë. Kjo është kryesorja. Dhe kuptohet, ai ka thënë se ne do ta mbështesim marrëveshjen që do ta arrijnë të dy palët. Ndryshe nuk bën”, ka thënë presidenti rus, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.
Mediat citojnë deklaratën e Thaçit, se “takimi me Putinin i kishte munguar Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe se kjo është një arritje e madhe dhe hap për diplomacinë kosovare”.