Presidenti francez Emmanuel Macron, ka reaguar sonte ndaj kritikave të Donald Trump për ushtrinë evropiane duke thënë hapur se “të jesh aleat nuk do të thotë të bëhesh vasal”, por gjithsesi mohoi se ka tensione mes Francës e Amerikës.
“Në çdo moment të historisë sonë ne kemi qenë aleatë,” tha lideri 40-vjecar në një intervistë të vonë në bordin e aeroplanmbajtëses bërthamore franceze Charles de Gaulle.
“Mes aleatëve, ne respektojmë njëri-tjetrin dhe nuk duam të dimë për të tjera”, tha Macron.
“Por besoj në sovranitetin tonë dhe në sovranitetin evropian. Unë dëshiroj që ne të jemi autonomë, në fushën e mbikëqyrjes, sulmeve kibernetike dhe të të gjithë aspekteve ushtarake”, shtoi ai.