Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke ndjekur informacionet për të denuarin Nikolla Gruevski i cili është në arrati në bazë të shkrimeve të mediumeve dhe informatave me karakter publik, kanë iniciuar lëndë në lidhje me ikjen e Nikolla Gruevskit.
Në lidhje me ngjarjen ekzistojnë dyshime bazë se zyrtarë të caktuar, duke keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare dhe autorizimin zyrtar i kanë mundësuar tashmë të denuarit ilegalisht të lëshojë shtetin.
Lënda i është ndarë prokurorit kompetent dhe në korniza të procedurës para hetimore janë dhënë Urdhëresa për mbledhje të të dhënave në lidhje me ngjarjen.