Ballina Aktualitet Lajme Tensione në Shkup, rreth 130 policë rrethojnë tregun “Kfantashki” (Foto)

Tensione në Shkup, rreth 130 policë rrethojnë tregun “Kfantashki” (Foto)

Numër i madh i pjesëtarëve të policisë ka dalë sot në tregun e Shkupit, i njohur si “Kfantashki”. Shkak janë tensionet e krijuara mes shitësve dhe kompanisë së re që ka marrë menaxhimin me këtë treg. Disa nga shitësit që posedojnë kompani tani e 25 vite te tregu “Kfantashki” ankohen se komania Anamark pa dokumentacion të nevojshëm mundohet të rrënojë magazinat e tyre. “Kompani private që punojnë dhe funksionojnë mbi 25 vite tetregu kfantashki në lokacionin e Tehnometal Vardar Shkup, që gjendet në komunën e Gazi Babës kanë bë investime prej 50 deri 300 mijë euro me pëlqim të Tehnometal Vardar. Pas aq shumë vitesh, tani është paraqitur një qiraxhi i ri me emër Anamark Dooel dhe dërgon polici e përmbarues pa akt gjyqësor dhe don t’i prishë magazinat që kompanitë i kanë ndërtua me mjete të veta”, thonë pronarët e këtyre kompanive.

Ata kërkojnë nga policia të largohet nga tregu, sepse prezenca e tyre largon myshterinjtë.
“Thonë se pronari është nga Tirana, por askush nuk e ka pa deri tani. Ata zotohen që e kanë blerë tregun, por nuk kanë as fletë pronësie as dokumente tjera. Ja sot kanë ardhur rreth 130 policë, prej të cilëve 40 janë futur brenda në treg, kurse 90 për rreth tregut”, thonë shitësit e revoltuar, për Gazetën Lajm.

Tregtarët kërkojnë nga institucionet kompetente që menjëherë të reagojnë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të penguar, siç thonë, “tentimin e një kompanie për tua marë bukën e gojës 8.000 familjeve që sigurojnë ekzistencë në këtë treg”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews