Ballina Aktualitet Lajme Qeveria pret që ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Kuvend (VIDEO)

Qeveria pret që ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Kuvend (VIDEO)

Qeveria e vendit pret që ndryshimet kushtetuese të kalojnë në Kuvend. Kryeministri Zoran Zaev, ka deklaruar sot nga Strumica se shpreson se mbështetja e tetë deputetëve për ndryshimet kushtetuese do të vazhdojë, edhe përkrah arrestimit të Janakievskit, Bozhinovskit dhe Mijallkovit. Sipas tij, në fazën vijuese të procesit të ndryshimeve kushtetuese nevojitet shumicë e thjeshtë ndërsa në janar nevojitet shumicë prej 2/3.

Zoran Zaev, Kryeminsitër i Maqedonisë 01:00
“Unë në këtë proces në Kuvend shoh si në dialog politik dhe shoh mënyrë se si përmes proceseve inkluzive të mund të zgjerojmë shumicën. Më vjen keq se si deputetët theksojnë se ajo ndikon. Unë shpresoj se do të mbeten në qëndrimet e tyre, sepse procesi se si rrjedh diskutimi për draft – amendamentet e Kushtetutës, inkluziviteti, do të përfundoj debati publik pas seancës së dytë plenare, e cila është e planifikuar më 1 dhjetor dhe do t’i kumtojmë amendamentet”.

Zaev ka porositur se drejtësia dhe shteti i së drejtës, sundimi i së drejtës janë imperativ në vend dhe se nuk duhet të ketë ndërhyrje në punën e gjyqësorit.

Zoran Zaev, Kryeminsitër i Maqedonisë 01:53
“Ndonjëherë organet gjyqësore, Prokuroria Publike, PSP dhe gjykata duke u marrë me punën e tyre me siguri ndikojnë në një farë mënyre në procesin politik, por unë besoj se të gjithë kemi përgjegjësi, para së gjithash ne politikanët, pjesa e Kuvendit, sepse ky është një proces i pakthyeshëm i cili ofron shansë e cila nuk duhet të lëshohet dhe besoj se Maqedonia do të mbledh forcat që tekstualisht të gjitha proceset të zhvillohen paralelisht pa dëmtuar njëri tjetrin në vendosjen dhe përmbushjen e qëllimit final në Kuvend, ndërsa ajo është ndryshimet kushtetuese dhe anëtarësimi në BE dhe NATO.

I pyetur se a ka biseduar me tetë deputetët pas arrestimeve të fundit, ai tha se ka qenë në kontakt me disa prej tyre por, ajo ka qenë në funksion të vazhdimit të debatit brenda në Kuvend.

Teuta Buçi /SHENJA/

https://youtu.be/TdS5ebqoRo0