Një grup turistësh në Tajlandë mbetën të shokuar ndërsa po lundronin me kajakë në provincën Krabi, hasën në krijesa misterioze që kishin pamjen e majmunit por edhe të njeriut. Krijesat ishin duke kryer një lloj riti brenda një shpelle.
Videoja e pazakontë është publikuar në Facebook nga gazetari Jemayel Khawaja dhe menjëherë është bërë virale. Në të shihen një grup krijesash ngjyrë kafe dhe leshatore, derisa turistët shikonin të habitur të gjithë këtë skenë. Gazeta Shqip shkruan se dëshmitarët pretendojnë se këto krijesa misterioze po mbanin një lloj rituali në shpellë. Edhe pse njerëzit iu janë afruar shumë, krijesat e çuditshme kanë qenë të qeta.
“Ishim duke lundruar me kajakë kur hasëm në disa krijesa të çuditshme në afërsi të një shpelle. Krijesat kryenin një lloj rituali për afro gjysmë ore”, ka deklaruar Jemayel Khawaja.