VMRO-DPMNE-ja në mënyrë më të ashpër i përgënjeshtron gënjeshtrat dhe manipulimet e thëna nga goja e zëdhënësit të politikanit të vetëm tre herë i falur për krim të rëndë, Zoran Zaev.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski as nuk e ka ditur, as nuk ka marrë pjesë në ndonjë plan me të cilin i është mundësuar Nikolla Gruevskit të ikë nga Maqedonia.
Zoran Zaevi dhe ministri për përndjekje dhe terror, Oliver Spasovski, të hënën saktë e kanë ditur se Nikolla Gruevski nuk është në shtabin e VMRO-DPMNE-së. E kanë ditur, por vendosën politikisht ta keqpërdorin policinë dhe institucionet, të ndalojnë legjitimitet dhe tronditin anëtarë dhe aktivistë të partisë me qëllim që t’i frikësojnë.
LSDM-ja dhe Zoran Zaevi i falur së bashku me Oliver Spasovskin e prekën tokën.
Që të dy duhet të japin dorëheqje të parevokueshme për shkak të mosfunksionimit të institucioneve dhe shkatërrimin e Maqedonisë.
VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me largimin e Nikolla Gruevskit, ky nuk është opsion madje edhe kur të gjithë e dinë se bëhet fjalë për përndjekje politike. Kështu rrezikohen edhe personat tjerë të cilët gjithashtu janë cak i kësaj përndjekje. Edhe kjo u tregua, arrestimi i një pjese të këtyre personave është defokusim nga paaftësia e Zaevit dhe ministrit për përndjekje dhe terror, Spasovski. Arrestimi i tyre është dënim politik, e jo sanksion juridik ndaj njerëzve të cilët rregullisht dhe me zell i plotësojnë obligimet ndaj gjykatës.
Largimi i mizës nga kapelat e Zaevit dhe Spasovskit nuk i ndihmon Maqedonisë dhe Spasovskit dhe sistemit juridik. Të dy si liderë të kartelit kriminal në pushtet duhet të largohen sa më shpejtë.