Një gabim i kryer nga një praktikant i kushtoi 10 milionë dollarë kompanisë Google. Ai ka shtypur një buton duke rritur shpërblimin për reklamimin e ofruar nga kompania prestigjioze.
Ishte i bindur se po punonte në zonën e “testit” por në fakt ishte futur në modalitetin real dhe ka dërguar një njoftim të rremë publicitarë në sajtet në internet që përdorin Google për të shitur hapësirat e tyre.
Stazhieri protagonist i ngjarjes, për të cilin nuk dihet asgjë, i ka kushtuar kolosit të teknologjisë të paktën 10 milionë dollarë.
Kjo llogaritje është bërë nga Financial Times, që shpërndau i pari lajmin, i cili më pas u konfirmua dhe nga vetë Google.
Të martën e kaluar, për 3 çerek ore, mijëra sajte që përdorin sistemin e reklamimit të Google kanë parë në faqet e tyre një trekëndësh të ngjyrosur. Faji ishte i një stazhieri i cili po hidhte hapat e parë në sistemin Google, i cili ka shumëfishuar shpërblimin për reklamat. Por ky faj duhet të ndahet edhe me mentorin e tij që dukshëm nuk po e ndiqte mirë.
Google ka provuar në fushë atë që në sallat operative të Bursave quhet “sindroma e gishtit të madh”, që nënkupton një gabim njerëzor të bërë nga shtypja e një butoni të gabuar por që krijon dëme milionere.
Dhe këtu hyn në lojë inteligjenca artificiale, me të cilin kjo sigurisht që nuk do të ndodhte pasi gabime të tilla korrigjohen në sekonda.