Një diplomat i lartë amerikan po udhëton drejt Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor për të mbështetur rajonin ndaj asaj që Departamenti i Shtetit e quan “agresioni i Rusisë në rajon”.
Zëvendës-sekretari i shtetit, John J. Sullivan, më 13 dhjetor, do të zhvillojë bisedime në Bratislavë, Sllovaki, dhe gjithashtu do të vizitojë Vjenën, Sofjen, Sarajevën, Shkupin dhe Varshavën në udhëtimin, i cili do të vazhdojë deri më 20 dhjetor.
Departamenti i Shtetit tha se ndalesa e Sullivan në Shkup më 18 dhjetor do të përfaqësojë vizitën diplomatike të nivelit të lartë të SHBA në Maqedoni që nga viti 2001.
Ai do të diskutojë çështjet rajonale, duke përfshirë përpjekjet për të zbatuar Marrëveshjen e Prespës, sipas të cilës Maqedonia ra dakord të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut në këmbim të premtimit të Athinës për të ndaluar bllokimin e hyrjes së saj në NATO dhe BE.
Në Varshavë më 19 dhjetor, Sullivan do të “riafirmojë angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për aleancën e NATO-s”, tha Departamenti i Shtetit. (INA)