Babai i Xhejhane Mexhitit, që kohë më parë u mbyt në ujërat e Lumit Vardar në Gostivar, do të padisë aktoren Irena Ristiç për shpifje, pasi që ajo ditë më pari nxorri një status në Fejsbuk me të cilin pohonte se di një version tjetër të kësaj ngjarje. Ajo thoshte se babai i Xhejhanes është në burg dhe po trajtohet si i dyshuar për vrasjen e të bijës, pasi ajo kishte gjetur një dashnor, ndërkohë që babai ia kishte premtuar një burri në Turqi.
Babai i vajzës së ndjerë, dukshëm i revoltuar, doli me deklaratë para mediave tek Gjykata e Gostivarit, duke siguruar se në postimin e aktores nuk ka asnjë grimë të vërtete dhe se gjithë këto spekulime vetëm po ia shtojnë edhe më shumë dhimbjen që e ka për bijën e humbur.
Xhejha Mexhiti ndërroi jetë më pesë nëntor. Sipas deklaratave të dëshmitarëve të rastit, ajo kishte qenë duke ikur nga një tufë qenësh endacak, dhe pas një rrëshqitjeje të këmbëve, kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në Vardar. Prej aty më nuk kishte dalë e gjallë. Vajza kishte qenë 17 vjet. Babai i vajzës së ndjerë teksa po e përcillte vajzën për në banesën e fundit, pati dhënë apel që të rregullohet çështja e qenve endacak që më mos të digjen familje të tjera sikurse u dogj familja Mexhiti.
https://youtu.be/C6yb1qsO53o