Një ish-diplomat kanadez, i identifikuar si Michael Kovrig është arrestuar në Kinë. Gazeta e Hong Kongut, South China Morning Post, raporton arrestimin e Kovrig që vjen disa ditë pas ndalimit në Kanada të vajzës së themeluesit të gjigandit të telekomunikacionit “Huawei”, Meng Wangzhou, pasi akuzohet për shkelje të sanksioneve amerikane që kanë të bëjnë me Iranin.
Një ekspert kanadez në “Northeast Air”, Kovrig ka punuar më parë si diplomat në Pekin, Hong Kong dhe OKB dhe ka punuar me kohë të plotë që nga shkurti 2017 për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, një organizatë për parandalimin e konflikteve. ICG bëri thirrje për një “lirim të shpejtë” të Kovrig “në siguri të plotë”, ndërsa nuk ka komente për arrestimin nga autoritetet kineze.
Më 1 dhjetor, drejtori kinez i financave të “Huawei” u arrestua në aeroportin e Vancouverit, Kanada, me kërkesë të SHBA, një iniciativë që ngriti zemërimin e Pekinit. Kina “nuk do t’i fsheh armët” nëse qytetarët e saj “keqtrajtohen” jashtë vendit, premtoi të martën ministri i jashtëm kinez, Wang Yi.
Ndërkohë, administrata Trump është duke u përgatitur për një seri veprimesh këtë javë për të dënuar hakmarrjen dhe spiunazhin ekonomik nga Kina. Washington Post duke cituar drejtuesit e SHBA shkruan se priten edhe ndalimet e hakerëve të ndryshëm të dyshuar për lidhje me inteligjencën e Pekinit.