Ballina Showbiz Vajza e ‘sherreve’ kuqezi në “Miss Universe” në Tajlandë (Foto)

Vajza e ‘sherreve’ kuqezi në “Miss Universe” në Tajlandë (Foto)

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Trejsi Sejdini gjatë vitit të kaluar ka fituar të drejtën që ta përfaqësojë kombin shqiptar në një ngjarje botërore të bukurisë. Ajo gjatë ditës së djeshme ka sfiluar në pistën e garës “Miss Universe”, e cila po mbahet në Tajlandë.
Paraqitja e bukuroshes shqiptare ka qenë fantastike, duke marrë përgëzime dhe duartrokitje nga publiku.
Por çka ka tërhequr më shumë vëmendjen, ishte fustani i biondinës seksi, një miksim i ngjyrës kuqezi, por që nxjerr në pah format e saj.
Eleganca në lëvizje, hiret fizike kanë lënë shumë përshtypje tek të pranishmit duke prezantuar në mënyrë dinjitoze vendlindjen.
“Godas kuqezi, përshëndes kuqezi”, shkruan ‘vajza e sherreve’.