Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të organizuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për ta (SHBA) është e rëndësishme që Rusia të dakordohet dhe të marrë pjesë në këtë marrëveshje, me përjashtim të pjesë së udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE). Fuqitë e mëdha duhet të jenë garantues të marrëveshjes, sepse duhet të kalojë nëpër Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Daçiq për gazetën serbe “Politika”.
Ndërkohë, Daçiq është pyetur në lidhje me faktin se sa e rëndësishme është për presidentin amerikan Donald Trump zgjidhja e çështjes së Kosovës, tha se Amerika është pro një marrëveshje me Serbinë.