Pas 17 viteve Angelovi në Likovë, i shtrin dorën komandantit të UÇK-së
Dikur në fronte të kundërta me njërin tjetrit, sot të dy së bashku me një mision paqësor janë kthyer në teatrin e luftimeve të vitit 2001 në Likovë. Abedin Zymberi dhe Stojance Angelov kanë vendosur buqeta lulesh tek varrezat e viktimave civile në Likovë. Të dy kanë bërë thirrje për pajtim mes veteranëve të ARM-së dhev UCK-së, njofton agjencia e lajmeve INA.
Pas kësaj vizite Angelov ka treguar rrëfimin e Zymberit për këtë komunë, e cila akoma nuk ka ujë të pijshëm dhe kanalizim. Zymberi I ka thënë Angelovit se komuna e Likovës ka papunësi të madhe dhe se kjo situatë po I detyron në të rinjtë ta braktisin vendin.
Angelovi thekson se Zymberi i ka thënë atij se shumica e shqiptarëve në Maqedoni kanë një jetë të vështirë, por se veterani maqedonas ka thënë se e njëjta vlen edhe për maqedonasit të cilët po migrojnë masovikisht.
Pjesë nga kujtimet të publikuara nga Stojançe Angelov…
Veteranët e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni. Stojançe Angleov dhe Abedin Zimberi vendosën lule tek varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në Lipkovë. Që të dy veteranët njëri nga pala maqedonase e tjetri nga pala shqiptare ishin të njëzëshëm që të ndalohen paragjykimet mes veteranëve të të dyja palëve.
Hera e parë, pas 17 viteve mblodha forcat të kujtoj të ashtuquajturin regjion i krizës (Kumanovë-Likovë). Vendet ku në 2001 u zhvilluan betejat më të egra, mi tregoi askush tjetër pos armiku im i atëhershëm Komandanti i Policisë Ushtarake i UÇK-së në këtë regjion Abedin Zimberi.
Në vendin ku në vitin 2001 qëndronin qindra tanke të ushtrisë dhe transporterë, sot aty ishte vetëm një traktor i kuq i cili po punonte tokën.
Nga instikami i cili atë kohë arritën të shkatërrojnë UÇK-ja me minahedhës një autoblindë të njësitit special Tigrat, sot ishte vetëm një pusetë e cila shërbente për kanal ujësjellësi.
Në rrugën të cilën në vitin 2001 po udhëtonin kolona ushtarake, sot arritëm të shohim vetëm disa automobilë dhe traktorë. Fshati i rrethuar tmerrësisht nga i cili në vitin 2001, pjestarët e UÇK-së arritën me precizitet të sulmojnë konvojet tona ushtarake, sot i ngjante një fshati të thjeshtë maqedonas.
Njerëz të thjeshtë që nguteshin për punë, një grumbull të moshuarish qëndronin aty këtu nëpër kafene duke shijuar kafe apo çaj dhe biseduar ndërmjet veti.
“Shumica kanë emigruar” më sqaronte armiku im i vitit 2001. “ Jetë e rëndë” Nuk jetohet lehtë. Që të jetë edhe më keq, shumica e banorëve këtu përballen me mungesën e ujit të pijshëm pasi mungon ujësjellësi. Edhe pse dy kanalet kryesore të pendës së Likovës që furnizojnë Kumanovën me ujë, kalojnë nga fshatërat tonë, ne ende nuk kemi ujësjellës dhe ujë të pijshëm” vazhdoi Zimberi.
“ Shumica e familjeve furnizohen me ujë nga puset e tyre, mirpo nga fekalet uji kimikisht dhe biologjikisht nuk është i rekomanduar për pije. Shumë familje nuk kanë mundësinë që të furnizohen me ujë të pijshëm, dhe detyrohen që të pijnë ujë nga puset e tyre. Të pakënaqur nga kushtet këtu, të rinjët me masovitet po e lëshojnë vendin” më tregonte Zimberi.
“ Jo vetëm shqiptarët Abedin” i thash unë. “ Jo vetëm shqiptarët. Në Maqedoni shumica jetojnë rëndë” -shtova unë. “Ju keni mendim të gabuar se juve keni jetë të rënde, vetëm sepse jeni shqiptarë” vazhdova tutje. “ Eja të mirremi vesh ndonjë ditë të shkojmë për vizitë në Probishtip, në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Delçevë, Berovë, Vinicë apo Shtip…Të shohësh se Maqedonasit atje jetojnë njejtë sikur Shqiptarët këtu. Pikërisht jeta e rëndë dhe padrejtësitë që ju Shqiptarët ankoheni, ka bërë që qindra maqedonas të lëshojnë trojet e tyre dhe të shpërngulen jashtë vendit. Njerëzit ikin nga këtu sikur të ishte shpërndarë ndonjnë epidemi. Mirpo, problemi tek ne është edhe më i madh sepse nuk po shpërngulen vetëm të rinjtë. Po shpërngulen edhe të mëdhenjtë, fatkeqësisht edhe më të moshuarit. Dikush më ka thënë se nëpër vreshtat e Italisë mund të takosh Maqedonë, pleq, të cilët kanë ikur sa për të kursyer për të jetuar kur të kthehën këtu” i hutuar i sqaroja Abedin Zimberit.
Pjesë nga kujtimet të publikuara nga Stojançe Angelov…
Njëri Gjeneral i Armatës së Maqedonisë dhe tjetri Komandant i PU-së së UÇK-së, sot shpalosën kujtimet me njëri tjetrin, kujtuan kohën kur ishin armiq të përbetuar të njëri tjetrit por edhe humbjet, ngritjet dhe fitoret, gjatë kohës që po bisedonin vizituan kompleksin Memorial “ Varrezat e Dëshmorëve” në fshatin Sllupçan, ku që të dy si dikur para 11 vitesh qëndrimet i kishin të njejta.
Angelov pohonte se kjo luftë ishte e panevojshme edhe pse shqiptarët luftuan për territor, derisa Abedin Zimberi po e kundërshtonte duke e mbrojtur idenë se Lufta e 2001 ishte e pashmangshme për të fituar të drejtat Shqiptarët e Maqedonisë.
Njëri akuzonte se në mesin e luftëtarëve kishin Shqiptarë e Kosovarë, e tjetri i thoshte se kishin Serbë e Bullgarë.
Dallimet mes tyre vazhduan gjatë rrugës që e përshkonin se cila palë e fitoi luftën e 2001? Angelov këmbëngulte se ata sihin më shumë, më të trajnuar, shumë më të motivuar dhe ishin të gatshëm të mbrojnë atdheun, dhe se shumë lehtë mundeshin ta mposhtin UÇK-në.Abedin Zimberi e kundërshtonte vazhdmishit duke thënë se anjëherë nuk do ta humbnin luftën, sepse ishin më të përgtitur dhe më të guximshëm. Kush fitoi asnjëherë nuk u pajtuan, por kush humbi ishin të të njetit mendim. Humbën Maqedonasit, humbën Shqiptarët, humbi Maqedonia. Humbën luftarë të të dyja palëve, mbetën invalidë, të traumatizuar, pësuan shtëpitë kishat e xhamitë.
Që të dy vazhduan duke e shoqëruar bisedën me nga një kafe në njërin nga lokalet në fshatrat e Komunës së Likovës, me porosi që mos ta harrojnë të kaluarën, dhe të luftojnë për ardhmërinë.