Ballina Top Lajm “Incident’ në fund të protestës kundër bixhozit në Tetovë (VIDEO)

“Incident’ në fund të protestës kundër bixhozit në Tetovë (VIDEO)

Një numër i madh banorësh të Pollogut kanë protestuar sot në Tetovë kundër kazinove dhe bastoreve sportive. Organizatorët e protestës iu bën apel deputetëve që të mos e votojnë Ligjin e propozuar nga Ministria e Financave i cili siç thonë parashikon lehtësime në funksionimin e bizneseve për lojëra të fatit.

Kërkojmë nga deputetët që të jenë të vëmendshëm që propozimin e ligjit në Ministrinë e financave ta ndryshojnë përmes amendamenteve që ne ua kemi dorëzuar. Nën 1. Gjitha objektet e lojërave të fatit të zhvendosen në distancë tre kilometra nga çdo vendbanim, 2 nga profiti i lojërave të fatit të ndahen pesë për qind për ndihmë për rehabilitimin e viktimave nga bixhozi dhe tre, të hartohet strategjia nacionale për edukim mbi dëmet shoqërore që sjell bixhozi”- pohoi Xhemal Abdiu, kryetar i Këshillit anti-bixhoz.

Në përkrahje të protestës së sotme ishin edhe drejtuesit e dy bashkësive fetare të vendit, Myftinia e Tetovës, dhe përfaqësuesit dioqezës së Tetovës dhe Gostivarit.

Në protestë ishte edhe kryetarja e Komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, e cila në fund u pronncua para medieve të shumta që ndoqën protestën, por gjatë këtij pronocimi, një qytetar ka bërtitur me zë të lartë: “Poshtë hajdutët e Tetovës”, duke hedhur shikimin në drejtim të saj dhe personave që e shoqëronin.

https://youtu.be/oJI-mOHt4uM

Nuk kemi mundësi të lëvizim në asnjë sokak, në asnjë rrugë asnjë pëllëmbë, nga do që kthehemi na dominojnë kazinotë. Ne do rrimë këtu për të mbrojt rininë mos të na ikin apo do i fusim në borxhe do i sëmurim psiqikisht dhe të ikin nga vendlindja”- theksoi Qani Nesimi, myfti i Myftinisë së Tetovës.

https://youtu.be/AQWw7v19jFE

Nëse në diçka mund të bashkohemi ajo është e keqja më e madhe e këtij shekulli dhe bote që jetojmë e kjo është bixhozi apo kumari. Dhe për këtë edhe Kisha ortodokse e Maqedonisë dioqeza e Tetovës dhe Gostivarit e përkrah këtë nismë dhe këtë protestë kundër kësaj të keqeje nga e cila shumë të rinj humbin shpirtin e tyre shëndetin dhe perspektivën”- tha Aleksandar Stojanovski, Dioqeza e Tetovës dhe Gostivarit.

Dikur murtaja shfaroste njerëzimin, sot kazinotë po e bëjnë këtë. Unë besoj se gjithë së bashku mund t`ia presim kokën kësaj, por së bashku unë besoj se lëvizja anti bixhoz këtë mund ta arrij dhe ne t`i përkrahim. Do e keni mbështetjen tonë përherë”- pohoi Muzafer Etemi, aktor.

Protesta kundër kazinove, pritet të vazhdoj pas datës 14 Janar, kur edhe priten rezultatet nga kërkesat e sotme drejtuar deputetëve.