Përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion do të zgjidhjet sipas ligjit të vjetër të vitit 2012, bën të ditur Tv Telma.
Në vend të një përbërje ekspertësh, komisioni do të ketë shtatë anëtarë të rinj, por të emëruar nga partitë politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq Platforma e organizatave qytetare nuk e pranon një gjë të këtillë, pasi që kështu vazhdohet praktika e besnikërisë ndaj politikës dhe pushtetit.
Platforma kërkon që përbërja e re të shtyhet deri në miratimin e ligjit të ri. Në konkursin e shpallur nga Kuvendi, deri tani janë paraqitur 39 kandidatë.
Përndryshe, ky komision nuk funksionon tash e nëntë muaj, që kur dhanë dorëheqje pesë anëtarë për shkak të aferës së harxhimeve rrugore dhe qirave të banesave. Kjo bëri që pushteti të paralajmërojë një ligj të ri, pra që zgjedhja e anëtarëve të jetë e hapur./Telegrafi/