Ballina Aktualitet Kosovë Kocijançiç: BE ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në

Kocijançiç: BE ka qëndrim të njëjtë me NATO-n për FSK-në

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Bashkimit Europian, përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor ka deklaruar që BE-ja ndan të njëjtin mendim me NATO-n, që mandati i Forcës së Sigurisë së Kosovës mund të ndërrohet vetëm përmes procesit gjithëpërfshirës dhe gradual, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë që të mbajë obligimet e veta që dalin nga Marrëveshja e Parë, që është arritur në prill të vitit 2013 në Bruksel, si dhe angazhimeve të saj të sigurisë”, ka theksuar Kocijançiç.

Vendimi i Kuvendit të Kosovës që FSK-ja të ketë kapacitete ushtarake, nuk u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Përderisa transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në parim është çështje për të cilën duhet të vendosë Kosova, ne e kemi bërë të qartë se kjo lëvizje vjen në kohën të papërshtatshme”, ka thënë Stoltenberg.

https://youtu.be/t2Lxm3WRLds