Deputetët e Kuvendit të Kosovës i dhanë “dritën e gjelbër” shndërrimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës.
Me mbi 100 vota për nga të gjitha partitë politike përveç Listës Serbe, deputetët votuan tri projektligjet që i ndërrojnë mandatin FSK-së në ushtri mbrojtëse të Kosovës, por pa ja ndryshuar emrin kësaj të fundit raporton tutje “Zeri”.
Projektligji i tretë më radhë për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës u votua me 107 vota për nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ndërsa me 106 vota për dhe një abstenim ka kaluar Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, kurse me 107 vota për dhe asnjë kundër ka kaluar projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Votimi i ushtrisë së Kosovës u shoqërua me duartroktije të mëdha në Kuvendin e Kosovës.