ot shënohet plot një javë rezistencë e studentëve. Një grup studentësh janë vendosur tek ministria e Arsimit dhe po valëvisin fletë të bardha në duar. Ndërkohë një grup tjetër ndodhen para kryeministrisë.
Studentët nuk pranojnë të quhen të përçarë meqë janë vendosur para dy institucioneve.
“Pse duhet te kete bashkim, kur jemi te ndare ne dy pika. Kryefjala, 8 pia, dy sheshe, 1 kauze, jemi per nje kauzë të përbashkët” tha një student.
Ata vijojnë të nënvizojnë se protesta e tyre është apolitike
Ora News vijon transmetimet live dhe ta ndjeke hap pas hapi protesten e studenteve ashtu siç ka bërë këto ditë.
Për të dytën herë sot Kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale i fton studentët të flasin por ata i kërkojnë më parë të firmosi VKM-të për 8 kërkesat e tyre.
Studentët thërrasin: Rezistenca nuk ndalet!