“Duam ta senzibilizojmë administratën amerikane me zhvillimet në Maqedoni dhe lidhur me ndryshimet kushtetuese. Sot kur kushtetuta hapet shqiptarët nuk fitojnë asgjë, kjo ështe e palejueshme, prandaj dhe ndërrmorrëm një ofenzivë diplomatike së bashku me partitë opozitare shqiptare “Aleancën” dhe “Besën” dhe do vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim. Tani diaspora do angazhohet drejtëpërdrejti në proces që të dalim nga kjo gjendje e mjerë. Pavarësisht nga pengesat, e them botërisht se do punojmë ta ndryshojmë situatën me gjithë partitë opozitare, diasporën dhe personalitetet me influencë”, ka deklaruar në një intervistë për ISSD Xhevat Prespa, kryetar i Lidhjes së Diasporës Shqiptare për Maqedoninë.
Kryetari i LDSHM-së Xhevat Prespa dhe nënkryetari Ilaz Kadriu në një intervistë televizive ku flasin për ndryshimet kushtetuese
Delegacioni nga diaspora shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas takimeve të rëndësishme në SHBA, ku pjesëmarrës ishin edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kryetari i ASH, Ziadin Sela tani po qëndron në rajon: Maqedoni, Shqipëri, Kosovë. Në vazhdën e vizitave të delegacionit nga Lidhja e Diasporës Shqiptare për Maqedoninë në SHBA (LDSHM) e udhëhequr nga kryetari z.Xhevat Prespa, nënkryetari Ilajz Kadriu dhe anëtari i kryesisë Ferki Bekteshi, e të shoqëruar nga profesori Arsim Sinani, patën një takim në ambasadën amerikane në Shkup. Delegacioni i LDSHM në këtë takim në ambasadën e SHBA-ve në Shkup u prit nga ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejlli.
Delegacioni i prirë nga z.Xhevat Prespa foli për aktivitetet në Stejt Departmentin amerikan dhe përpjekjen e tyre për të nxitur përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Maqedoni. z.Prespa ngriti cështje që janë me rëndësi të vecantë si shqetësimet që i ka diaspora shqiptare në SHBA lidhur me zhvillimet në Maqedoni, me theks të vecantë te cështja e barabarsisë dhe nevojës që shqiptarët të jenë themeltar të vendit. Gjuha shqipe tha Prespa, duhet të jetë gjuhë zyrtare, e jo gjuhë e popullit 20%, sepse kjo e drejtë buron nga marrëveshjet dhe konventat ndërkombëtare dhe e stabilizon vendin. Ajo cka duhet të jetë prioritet theksoi z.Iljaz Kadriu është që vendi duhet të dekriminalizohet nga strukturat të cilët dje e sot e kanë kapur vendin, kështu lirohemi nga ky mentalitet i vjetër. Them se shqetësim serioz është edhe cështja e dokumenteve të udhëtimit dhe aty duhet qartë të jetë e definuar cështja e kombit pasiqë është e drejtë natyrore e cdo qytetari të shpreh lirshëm ndjenjat e veta kombëtare përfundoi Kadriu. Ndërsa Ferki Bekteshi tha se diaspora shqiptare është motor dhe e interesuar që të bëjë investime kapitale në të ardhmen, por kjo do të vijë pasi që të zgjidhen problemet, presim të dëgjojmë lajme të mira pastaj ne veprojmë. Poashtu shqiptaro-amerikanët ngritën cështje të cilat presin një kohë të gjatë që të zgjidhen në Maqedoni.
Delegacioni ka vazhduar me takime të tjera të rëndësishme në Maqedoni dhe Shqipëri, ku kanë qenë të ftuar edhe në një emision në Ora News.