Gjatë takimit që Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi do të realizoj me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, do të diskutohet edhe për (mos)dekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, këtë e konfirmoi në konferencën për mediat, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
“Unë jam i nderuar që Presidenti i RM-së ka gjetur kohën që të më pres, sigurisht që e vlerësoj këtë. Do të diskutoj gjithçka me të, si për stabilitetin, reformat, për arritjen e Maqedonisë. Për rolin që Maqedonia luan për paqen dhe stabilitetin në rajon. Pa diskutim ashtu sikurse do ta informoj për përpjekjet e parlamentit shqiptarë për pakicat, do të kërkoj që të njëjtën edhe për popullatën shqiptare në Maqedoni. Do të inkurajoja çdo përfaqësues të shtetit të Maqedonisë që të jap kontributin institucional në këtë drejtim”, deklaroi Gramoz Ruçi, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.