Personi i cili u gjet pa shenja jete mbrëmjen e djeshme është D.N (38), bëjnë të ditur nga policia.
Sipas informacioneve zyrtare nga MPB, personi i cili humbi jetën ka vozitur veturën “Passat” me targa të Shkupit me çka më vonë u konstatua se është pronë e D.N.(65)
Grupi hetimor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat dhe aktivitetet e nevojshme.
Ekzekutimi është kryer me armë zjarri. Trupi është dërguar për autopsi.