Ballina Aktualitet Lajme OPOZITA HUNGAREZE BËN PRESION PËR DORËZIMIN E NIKOLLA GRUEVSKIT (VIDEO)

OPOZITA HUNGAREZE BËN PRESION PËR DORËZIMIN E NIKOLLA GRUEVSKIT (VIDEO)

Opozitarët në Hungari vazhdojnë të bëjnë presion për dëbimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Partia Socialiste, Partia Dialog për Hungarinë dhe Koalicioni Demokratik kanë dërguar një letër të hapur ku theksojnë se Qeveria në krye me Viktor Orbanin duhet të jetë e vetëdijshme se nuk e përfaqësojnë vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian.

Partitë opozitare në Hungari
“Qeveria në krye me Orbanin ka trajtim të njëjtë ndaj të gjithë qytetarëve të cilët janë të orientuar pro-Rusisë, pa dallim nëse janë hungarezë ose shtetas të Bashkimit Evropian, njëjtë siç është pro-rus i orientuar Nikolla Gruevski. Është e papranueshme që Nikolla Gruevski ka fituar azil në Hungari, pa pajtueshmërinë e popullit të Hungarisë”

Ata e ftojnë Qeverinë e Hungarisë që të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet evropiane, vlerat themelore të Bashkimit Evropian dhe të drejtat e njeriut.

Poashtu opozita hungareze ka reaguar edhe për faktin që autoritetet nuk kanë lejuar që për rastin e Gruevskit të diskutohet në Kuvend.

Letra e hapur e opozitës hungareze është dërguar deri tek të gjithë institucionet ndërkombëtare dhe tek ambasadat në më shumë vende. Në letrën po ashtu ata thonë se nuk pajtohen me politikën e Orbanit, politik e cila sipas tyre “u lejon kriminelëve prorusë, siç është Nikolla Gruevski të lëvizin lirshëm jo vetëm mes qytetarëve hungarez por edhe në tërë BE-në”.

Tre partitë në fund të letrës së hapur bëjnë thirrje që t’i tërhiqet azili Gruevskit dhe ai urgjentisht të largohet nga Hungaria, gjegjësisht të ekstradohet. Enis Murtezi /SHENJA/

https://youtu.be/7r_S5qMaTPE