Drejtoria e Policisë Financiare deri tek Prokuroria Publike ka ngritur padi penale kundër personave L.Sh. dhe S.F. ish-ministra të Vetëqeverisjes Lokale në periudhën 2015-2017, personit M.M.P. si Këshilltar Shtetëror për Integrime Evropiane në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe personit B.R. si përgjegjës për zbatimin e Programit Operacional të IPA fondeve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.
Në projektin e IPA-Fondeve të cilat kanë pasur për qëllim asistencën teknike për bashkëpunim ndërkufitar mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Bullgarisë, L.Sh dhe S.F kanë nënshkruar dhe kanë paguar katër kontrata për shërbime konsultative mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe personave M.M.P dhe B.R të cilët kanë qenë të punësuar në këtë Ministri, me angazhimin e tyre nga SHPK “Agjencia për Rini” ata në mënyrë të jashtë ligjshme kanë marrë 2.198.243 denarë duke dëmtuar kështu Buxhetin e shtetit. Pasi i kanë marrë paratë ata kanë tentuar që ta fshehin identitetin e dy të punësuarve duke i regjistruar me numra në Agjencinë për Rini, gjegjësisht personin M.M.P. me numër 12 dhe personin B.R. si eksperti me numër 13./alsat-m