Disa prej studentëve janë mbledhur para kryeministrisë për të protestuar dhe si shenjë e pakënaqësisë së tyre nga kjo qeveri ata kanë goditur mure e këtij institucioni me vezë. Në fakt kjo është hera e parë që studentët e bëjnë një lëvizje të tillë dhe duket se kjo është një formë e përshkallëzimit të protestës së tyre.
Gazetarja e “Shekullit”, Enida Vërça raporton se pa dashur ata kanë ‘goditur’ edhe policët e kordonit rrethues dhe ajo që lë përshtypje është fakti se studenti është afruar menjëherë pranë policit për ta pastruar me një pecetë. Studentët në asnjë moment nuk kanë dashur të provokojnë situata të pakëndshme apo përplasje me policinë, përkundrazi ata e kanë respektuar gjithmonë punën e tyre.
Që prej orës 9 e 30 ata kanë bllokuar disa nga rrugët e kryeqytetit, duke shkaktuar kaos dhe trafik në të gjitha rrugët, ata bënë të ditur se kjo situata do të vijoj deri në orën 14.00.