Prej 8 orësh vijon rezistenca e studenteve. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave nga kryeministri Rama, ndërsa ky i fundit vijon t’i ftojë përmes rrjeteve sociale në dialog. Por studentët nuk pranojnë negociata kërkojnë vetëm vendimmarrje.
Një student i bëri thirrje ndërkombëtarëve të ndërhyjnë
“Duam ndihmën e ndërkombëtarëve sepse kryeministri nuk po jep asnjë zgjidhje. Duam ndihmën e ndërkombëtarëve dhe ambasadave” tha një student për Ora News.