Ajri i ndotur në Maqedoni ka arritur nivele alarmante gjatë ditës së hënë, ndërsa Shkupi rezulton qyteti më i ndotur, shkruan gazeta Lajm.
Njësitë matëse për kualitetin e ajrit të Ministrisë së ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë, kanë regjistruar grimca të PM10, pothuajse në çdo vendbanim të vendit.
Më së shumti grimca PM10, janë regjistruar në komunën Qendër të Shkupit ku janë matur 302 mmg/PM10, Manastir me 159, Strumicë 156, Tetovë dhe Kavadar 134.
Ekipi i portali Lajm.tv ka realizuar nje ankete ku qytetaret shprehin shqetesimin e tyre per kete situate.