Kryeministri Rama zhvilloi një takim me rektorët e Universiteteve, ku me tone të ashpra ka deklaruar se të gjithë drejtuesit e universiteteve janë fajtorë për protestën e studentëve. Rama ka theksuar se dy raste ka hasur në jetën e tij që është refuzuar, një herë kur kishte dashur të bëhej kreu i PS-së dhe kjo e stuentëve, ndërsa është shprehur se janë mbi një mijë punonjës që marrin rrogë kot dhe që nuk shërbejnë fare për përmirësimin e kushteve në universitet.
“Dy herë më ka ndodhur që më thonë së nuk duan të më dëgjojnë. Një herë kur doja të bëhesha kreu i PS-së dhe njëherë kjo e studentëve. Dëgjoj për historia nga më të çuditshme. Ku hyn qeveria këtu, si mund ta bëjë ministria vlerësimin e teksteve të mësimdhënies. Librat e pedagogëve shiten me zor, çfarë nuk dëgjoj.
Duhet një qasje e përbashkët, e cila nuk është e thjeshtë. Nëse ka një person që ju ka thënë ministrja apo kryeministri futeni në punë, e marr unë përgjegjësinë, unë iki. 1000 persona në punë. Janë 1000 e ca punonjës që paguhen kot.Dalin të verbrit, studentët e verbër nuk kanë gjënë më minimale. Nuk dua ta zgjasë më shumë, por dua të them që për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënia e një libri, që është shumë i ngatërruar dhe patjetër që duhet korrigjuar i gjithi. Nuk diskutohet që gjithçka dhe gjithkush nga ana e qeverisë, ka patur lidhje me arsimin ka përgjegjësi. Nuk jam unë që t’ju them se sa përgjegjësi keni, por duhet ta tregoni ju këtë. Protesta do mbaroj një ditë, studentët do të kthehen në gjendja normale, sa të jem kryeministër mua do më keni protestues. Nëse mundësi janë të kufizuara të gjithë i kuptojnë, por kur t’i loz me të tjerët të gjithë nuk të kuptojnë”, tha Rama.