Autoriteti transmetues i Turqisë, RTUK, pezulloi dy programe televizive kritike ndaj presidentit Rexhep Tajip Erdogan, raportoi e përditshmja turke “Hurriyet”.
Transmetuesi kritik i qeverisë ”Halk TV” pezulloi pesë here një shfaqje, ndërsa një program lajmesh në televizionin Fox TV nuk do të transmetojë për tre ditë, citoi ”Hurriyet” duke përmendur vendimin e RTUK.
Të dy këta transmetues u gjobitën.
Fatih Portakal, prezantues i Fox TV kritikoi presionin ndaj opozitës duke argumentuar se njerëzit nuk guxojnë të protestojnë paqësisht as për rritjen e çmimit të gazit.
“Njihni kufijtë tuaj, besoj se gjykata do t’u japë këtyre njerëzve një mësim”, kërcënoi Erdogan.
Dy aktorë të shquar të komedisë, Metin Akpinar dhe Mujdat Gezen, u shfaqën në një emision në ”Halk TV” më 21 dhjetor, duke kritikuar atë që ata e quajtën mungesa e demokracisë në Turqi.
Në Turqi, shumë gazetarë janë burgosur dhe dhjetëra media janë mbyllur që nga një përpjekje e dështuar e grushtit të shtetit nga një fraksion i ushtrisë në vitin 2016.