Turqia ka dërguar përforcime ushtarake në kufi me Sirinë, vetëm disa ditë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vendosi tërheqjen e gjitha trupave amerikane nga Siria.
Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu, tha se përforcimet përfshijnë trupat tokësore, tanke dhe mjete tjera ushtarake.
Ndërkohë, brenda Sirisë, luftëtarët e opozitës siriane të mbështetur nga Turqia u vendosën në zonat pranë qytetit kurd të Manbij, tha Anadolu.
Manbij, në Sirinë veriore, mbahet nga një milici kurde e mbështetur nga SHBA, ndërkaq e shikuar nga Ankaraja si “terroriste” e lidhur me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.