Ajo është 68 vjeçare. Jeton në kushte mizore, në një shtëpi gërmadhë në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës.
Ka 23 vjet që jeton në këtë shtëpi dhe nuk ka asnjë njeri të afërm për përkrahje. Andrenomi Ramadani, një shtetase e Shqipërisë e martuar në këtë fshat, tashmë ka mbetur e vetme dhe krahas kushteve të rënda për jetesë ajo përballet edhe me probleme shëndetësore.
Në këtë kohë kur temperaturat janë të ulëta, ajo ka edhe mungesë të ngrohjes. Ajo thotë per tv kohen se herë pas here ka shoqata dhe banorë të fshatit që e ndihmojnë me ushqime. Kjo 68-vjeçare thotë se ka nevojë për kulm mbi kokë, sepse në këto kushte ku jeton nuk mund të ketë një jetë normale. Thotë se shtëpia është një gërmadhë e cila nuk mundëson as ngrohje normale, transeton Tv Koha. Ajo thotë se merr një ndihmë sociale prej 60 eurosh, e cila nuk i mjafton as për barna./kohatv
https://youtu.be/5IRAhOWDwGo