Ballina Aktualitet Sociale I zhdukur prej një jave, 42-vjeçari gjendet live në emision (VIDEO)

I zhdukur prej një jave, 42-vjeçari gjendet live në emision (VIDEO)

Është gjetur pas një jave i zhdukur 42-vjeçari Pjerin Shestani. Familjarët e kishin denoncuar të denoncuar të humbur, më datë 9 shkurt në komisariatin nr. 2 në Tiranë.

Pjerin Shestani u gjet sot live në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV. Gjatë transmetimit live në emisionin ’Pa Gjurmë’ shumë prej telefonatave informonin se fotoja e një personi të fashuar në spital qarkullonte ndërkohë nëpër rrjetet sociale dhe ishte i paidentifikur nga familjarët.

Stafi i ’Pa Gjurmë’ u nis menjëherë drejt spitalit të Traumës, me dyshimin se bëhej fjalë për Pjerin Shestanin, që po kërkohej nga i vëllai në program.

Në spitalin e Traumës në Tiranë, ai u gjet i shtrirë në krevat, jashtë dhomave në korridorin e një pavioni të katit të dytë. Sapo video u shfaq në ekran Leonardi njohu menjëherë të vëllanë.

’Po ky është vëllai im, ky është. Do të jetë çare rrugës. Unë kam shkuar kam kerkuar në spital dhe nuk e kam gjetur. O Zot pse ka përfunduar kështu vëllai im! Çfarë i ka ndodhur?’ përlotet në studio i vëllai.

Por çfarë kishte ndodhur me 42-vjeçarin?

Ai ishte dërguar me fraktura të rënda në trup, mëngjesin e së shtunës të datës 11 shkurt dhe prej 5 ditësh ishte i shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa familjarët nuk kishin asnjë të dhënë për vendndodhjen e tij. Ata e kishin denoncuar të humbur, më datë 9 shkurt në komisariatin nr. 2 në Tiranë.

Pjerini ishte aksidentuar nga një automjet në zonës e Vaqarrit. Ishte drejtuesi i mjetit ai që njoftoi autoambulancën, e cila me urgjencë e kishte transportuar në spital. 42-vjeçari me probleme të shëndetit mendor, i pamundur për të folur fillimisht për të u dyshua se ishte një shtetas sirian.

Që nga momenti kur ai, 5 ditë më parë përfundoi pa ndjenja në spital, policia e kryeqytetit ishte në kërkim të familjes për ta identifikuar. Ai do të vijojë të qëndrojë ende në spital, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në krahun e majtë për shkak të dëmtimeve që ka marrë në momentin e aksidentit.

@tn.lajmelokale
@tetovanews