BERZH-i ka ritheksuar angazhimin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor këtë fillim viti, duke bërë një përmbledhje të investimeve të saj në vitin 2018 , të cilat arrijnsë mbi 1.1 miliardë euro. Bëhen fjalë për 67 projekte, nga të cilat 57 projektesh kanë qenë të reja vetëm vitin e kaluar.
Banka gjithashtu intensifikoi më tej angazhimin e saj në politikë në rajon dhe priti Samitin e tretë të investimeve në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë së bashku të gjithë gjashtë kryeministrat nga rajoni në selinë qendrore të Bankës në Londër.
BERZH bën me dije se, takimi vjetor i saj këtë vit do të mbahet në Sarajevë më 8 dhe 9 maj 2019, ku do të bëhet me dije se sa do të jetë investimi i dedikuar për 2019 në rajonin e Ballkanit.
“ Për vitin 2019, EBRD ka vendosur qëllime ambicioze në mbështetje të axhendës globale të zhvillimit. Në Takimin Vjetor 2019, e cila do të zhvillohet në maj në Sarajevë, aksionarët do të vendosin nëse do të ketë projekte të reja, në Ballkan ose jashtë rajoneve aktuale të aktivitetit.
2018 ishte një vit gjatë së cilit BERZH-i shtriu bazën e saj të gjerë ndërkombëtare aksionare që tashmë shtrihet në pesë kontinente. BERZH gjithashtu vazhdoi vitin e kaluar të punojë drejt qëllimeve të saj të financimit të klimës, duke u kushtuar 36 për qind të investimeve të saj gjithsej për ekonominë e gjelbër. Banka është në rrugë të mirë për të arritur një objektiv të dedikimit të 40 përqind të investimeve në ekonominë e gjelbër deri në vitin 2020.”- thuhet në njoftimin e Bankës.
Në një investim kyç që mbështeti lidhjet e infrastrukturës në Evropën Juglindore, BERZH solli sasi të konsiderueshme të financave private për financimin e aeroportit Nikola Tesla në Beograd, qendrën kryesore të transportit ajror të Serbisë që i shërben vendit dhe rajonit më të gjerë.
Në mbledhjen e saj vjetore në Jordani në maj 2018, aksionerët e BERZH-it kërkuan nga Banka që të bëjë akoma më shumë me kapitalin ekzistues për të rritur investimet në vendet ekzistuese për të ndihmuar në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm që bashkësia ndërkombëtare ka premtuar të japë deri më 2030.
Presidenti i BERZH Sir Suma Chakrabarti i tha stafit të Bankës këtë javë se BERZH do të rrisë cilësinë dhe sasinë e investimeve të saj gjatë dy viteve të ardhshme.(monitor)