Një vend ku kryeministri e elita qeverisëse ngrihen në mëngjes dhe mendojnë vetëm çfarë të thonë e jo çfarë të bëjnë, në një vend ku kryeministri nuk mendon në asnjë moment ekonomikisht, në një vend ku qeveriset me propagandë, ku rrogat nuk rriten e nga ku njerëzit vetëm duan të ikin, mund të quhet vetëm Edo-Kraci.
Ky është mendimi i analistit Andi Bejtja, i ftuar në “A show” në News24. Ai foli për qeverisjen, për zhvillimet e fundit në vend por edhe për çfarë flitet rreth një marrëveshje të supozuar Rama-Basha.