Material i shkëputur nga;
Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi “QËNDRESA SHQIPTARE NË JOGOSLLAVINË TITISTE” (1944-1990) Shtypshronja “Lumagrafik” – TETOVË, 2018, fq 126, material i shkëputur nga monografia në dorëshkrim për Femi Idrizin/
“NËSE JETA IME KA NJË QËLLIM, AJO ËSHTË, SHKOLLA, ARSIMI DHE KULTURA” FEMI IDRZI
Nga personalitetet e Xhepçishtit, për arsye të shumta do ta veçoja Femi Idrizi (1922-1999) i cili jo vetëm që ishte aktivist i dalluar kombëtar por edhe mësues i parë në Xhepçisht. Stuhia e kohës e hodhi nga binarët e jetës. Ai gjatë kohë punonte në librarinë “Rilindja“ në Tetovë dhe kjo librari për gjithë arsimdashësit e intelektualët shërbente si vendtakim për të biseduar për problemet shqiptare këtu e gjetiu. Nga kujtimet e mia që si mbresa ende janë të forta, më kujtohet, kur duke folur për ballafaqimet me jetën thoshte: “Kur do lë vdes do shkoj në xhenet, sepse xhehenemin e jetova këtu.
Femi Idrizi, ishte mësues i parë në Xhepçisht, ka punuar si mësues edhe në shkolla tjera, ka qenë luftëtar i Brigadës së Shtatë Shqiptare në Frontin e Sremit (FNÇ), ku për arsye të aktivitetit të tij patriotik e politik i janë montuar procese politike dhe me 28 prill 1945, dënohet me pushkatim. Kur e evokonte këtë proces dhe këto data mbetej i stresuar me ndjenja të turbulluara.
Por, gjithnjë dilte nga situata me krenari. Unë – thoshte ai, i shpëtova dënimit me pushkatim pasi që isha i plagosur në dorë dhe këmbë, arrita të ik dhe u ktheva në familje, në Xhepçisht. Me të kthyer në vendlindje ai vazhdon kurset pedagogjike për mësues. Pas kryerjes së tyre fillon punën si mësues gjer në vitin 1951 kur përsëri e burgosin.
Ky personalitet konsiderohet si një ndër më të maltretuarit e sistemit sllavo-komunist në Xhepçisht. Por, ai nuk i humbte shpresat, as besimin se do të vijë dita e lirisë, por fatkeqësisht nuk i përjetoi frytet e demokracisë. Ai ishte dëshmitar i një rendi të egër komunist. Femi Shaqiri u mishërua me jetën, me rininë, propagoi fjalën e mirë, arsimin, kulturën, ai bisedën e përfundonte me fjalët: “Nëse jeta ime ka një qëllim, ai është shkolla, arsimi, kultura”.
Në Xhepçisht ka vepruar edhe organizata “Balli Kombëtar, organizatorë dhe pjesëtarë të saj përmenden të kenë qenë: Faredin Fazlija, Qazim Idrizi, Zeqir Mustafa, Nebi Alija (Pranga) dhe Shelki Rexhepi. Gjithsesi, ka pasur edhe të tjerë që kanë qenë bartës të idesë së shqiptarizmit, kundërshtarë të komunizmit dhe luftëtarë për Shqipëri.
Këto xhepçishtas e kishin qartë vizionin se “Balli Kombëtar” është organizatë atdhetare për shpëtimin e kombit, kurse komunistët për nëpërkëmbjen e tij. Në rrëfimet që me ëndje i bënte, siç e thirrnin, apja Faredin thoshte: mos u besoni fjalëve të komunistëve. Ata na duan të keqen. Faredin Fazliu ishte njeri i pashëm, trim, i mençur dhe me vizione kombëtare e patriotike. Në përleshjet me komunistët plagoset në Vratnicë dhe ka jetuar me plumbin në këmbë. Ka kërkuar që fshatarët t’i shesin lopët dhe të blejnë pushkë sepse ajo sjell liri. Fehmi Shaqiri shkollën fillore e kreu në vitin 1934, kurse shkollën e mesme e vazhdoi në Prishtinë dhe e mbaroi në Shkodër. Aktiviteti i i tij vazhdon më herët, ku ai nuk pajtohej me regjimin e instaluar sllavo-komunistë në trojet tona, kështu që më 28 prill 1945 akuzohet si antikomunist i përbetuar përkatësisht ballist me çka dënohet me vdekje-pushkatim. Por, falë rrethanave dhe aftësive të tij arrijnë që të ik nga burgu. Në vitin 1950, punon arsimtar në fshatin e lindjes në Xhepçisht. Si rezultat i aktiviteteve të çështjes kombëtare sërish dënohet me vdekje, kështu që brenda 24 orëve ky dënim u rishqyrtua dhe dënohet me 20 vjet burg.Pasi e kreu burgun, nuk iu lejua të punojë si arsimtar. Më vonë punësohet në shtypshkronjën “Rilindja” në Prishtinë.
Ndërroi jetë në vitin 1999.
Lavdi jetës dhe veprës së Femi Idrizit.
Burimet dhe literatura:
*Material i shkëputur nga monografia në dorëshkrim për Femi Idrizin.
*Shënime nga: Shoqata e Pedagogëve Shqiptarë-Tetovë, Monografi “Veteranët e arsimit shqip të periudhës 1940-1960 në Tetovë dhe rrethinë”-Tetovë, gusht,2000, f. 35.
*Arkivi Shtetëror i Ripublikës së Maqedonisë-Shkup, Sekretariati Shtetërore për Punë të Brendshme i RM-së (Shtëpi ndëshkuese edukuese-Idrizovë) Dosja personale e Femi Idrizit numër rendor 1158, ndërsa dosja në gjyq dhe dokumentet tjerat me numër rendor 5786.
* Xheladin Murati, Xhepçishti në vite, shtypshkronja “Çabej”-Tetovë, 2009, fq. 38&39