Një grua shtatzënë do të sjellë në jetë një fëmijë, embrioni i të cilit është fryt i tre prindërve. Rasti shënohet në Greqi dhe gruaja është tashmë në javën e 27 të shtatzënisë.
Ky hap është ndërmarrë për të zgjidhur problemin me infertilitetin dhe teknika e përdorur MST konsiston në tërheqjen e vezës së pacientes, që transferohet në vezën e një dhurueseje të shëndetshme. Edhe në të kaluarën kanë lindur fëmijë të krijuar nga tre prindër, me qëllim evitimin e një sëmundjeje gjenetike, por në ato raste është përdorur një teknikë tjetër.
Kësaj here është ndryshe dhe mjekët ekspertë shpjegojnë se ecuria e kësaj teknike po ndiqet dhe vëzhgohet me vëmendje të madhe nëse do të rezultojë e suksesshme. Në këtë studim aktualisht bëjnë pjesë 24 gra dhe janë gati 8 embrione të tillë të përftuar në bazë të MST.
Nëna e ardhshme kishte problem pasi ishte operuar dy herë për endometriosis, kishte kryer edhe katër cikle me fekondim të asistuar, por asgjë nuk kishte dhënë rezultat pozitiv për të pasur një fëmijë.
Klan Plus