“Nga letra e Ali Ahmetit drejtuar Metju Nimicit, del se çmimin Nobel e meriton ai, dhe jo Zaevi e Ciprasi”, ka shkruar njohësi i çështjeve politike dhe ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini.
Ai veç tjerash komentoi edhe letrën që Ahmeti i dërgoi ish-ministrit të jashtëm Nikos Kocias.
“Ali Ameti sot na e bëri të ditur, në mes tjerash, se shpesh i kujtohen takimet e shumta me z.Koxias të cilët paskan qenë “fuqishëm konstruktive, çdo herë të hapura dhe të sinqerta”, kur paskan ndarë të njëjtin qëllim, paskan pas të njëjtat bindje, sa që i paska bashkuar i njëjti optimizëm se do arrin këtu. Por, mua si sot më kujtohen fjalët e z.Koxias, të cilat i tha para gazetarëve në dalje nga një takim me Ali Ametin bashkë me dy “ekspertë” të tij: “Po, u takuam, po unë qëndrimet e mia për emrin, para një jave pata rastin t’ia them ministrit të jashtëm, z.Dimitrov”. Vetëm kaq, mjaftë për ata që kuptojnë. Përndryshe,mirë është të dihet se Z.Nikos Koxias është intelektual, shkencëtar i të drejtës ndërkombëtare, shkrimtarë, autor I 24 librave të krijimtarisë së tij shkencore dhe letrare deri sot. Këto tē dhëna për Z,Koxias I shtoj me qëllim qē të dihet se kush me kë bisedon”, ka shkruar Hajredini.(INA)