Televizionet shqiptare, në “luftën” e vazhdueshme për audiencë, vijojnë të promovojnë individë pa integritet dhe pa asnjë mesazh për qytetarët.
Së fundmi ka qenë televizioni kombëtar Klan, i cili pa asnjë verifikim ka nxituar të nxjerrë në programin “Rudina” një djalë të ri të cilin ja prezanton shqiptarëve si artist të madh që ka kapur majat e artit botëror.
I ashtëquajturi Edlir Reka, pasi është shfaqur në ekran, në profilin e Rudinës në Instagram kanë shpërthyer komentet që e akuzojnë atë se po mashtronte teleshikuesit.
Madje, sipas kronikës së pregatitur nga Tv Klan ai ka fituar çmime në konkurse të rëndësishme.
Nisur nga komentet dhe zbulimi i së vërtetës ka ardhur edhe reagimi i moderatores.
“Jo Edlir! Kjo këtu në Instagram është e para herë që ti pranon s epiktura jote është NJË KOPJE, me të cilën pretendon se ke fituar në Moske e krenohesh nëpër programe televizive se ajo qëndron e varur në Muzeun e Artit Modern atje!!! Nëse do ta dja më parë, sigurisht që s’mund të kishe qenë i ftuari im. prisja të kërkoje ndjesë në këtë postim tëndin e jo të vazhdoje akoma me mashkrime”, shkruan Rudina.
Në të vërtetë, pikturat e prezantuara nga Edlir Reka ishin punuar nga piktori kanadez Blu Smith.
Ndërkohë, më 10 dhjetor 2018, 20-vjeçari nga Berati ka qenë i ftuar edhe në Top Channel ku është shpalosur e njëjta strategji për të mashtruar publikun.
Dy televizionet ende i mbajnë videot e emisioneve në “You Tube” dhe përpos postimeve në rrjetet sociale, nuk ka asnjë qëndrim redaksional televiziv për të kërkuar të paktën ndjesë publike. (TemA)