Medikamente të shumta vijojnë të shiten online jashtë çdo kontrolli. Kompani dhe individë misteriozë rrisin fitimet e tyre përmes promocionit që u bëjnë produkteve në rrjetet sociale, duke mashtruar një numër të madh qytetarësh.
Autoritetet thanë për “Klan Plus” se nuk i njohin këto barna, por nuk mund të bllokojnë promovimin e tyre./Klan Plus